Për herë të parë Top Story përmes një dokumentari krejt ndryshe përcjell për publikun atë çfarë ndodh në Institutin e Shëndetit Publik dhe pavionin e Infektivit. Në nisje të dokumentarit Top Story është ndalur në ISHP, aty ku mjekët janë të parët që verifikojnë të prekurit.

Por, si janë përballur me rastet. Alma Robo dhe Ermelinda Murati tregojnë përjetimet e para, për të cilat thonë se kanë qenë të frikshme. “Eshtë e frikshme, sepse edhe ne mund të kontaminohemi. Të gjithë na largohen, sepse mendojmë se jemi të prekur. Ka raste kur puna na streson, por jemi në detyrë 24 në 24 orë” – tregon Alma Robo, e cila tregon se ka kohë që nuk i takon familjarët dhe se flet në telefon.

“Rri me ballkonin hapur, sepse më duket sikur do ua përcjell atyre” – tregon ajo. Ndërsa Ermelinda nuk i mban dot lotët. “Nuk mund t’i jap një përqafim djalit, apo vajzës”- thotë ajo, teksa çdo ditë kryeson grupin e epidemiologëve të terrenit.

Që të dyja thonë se kjo është një pandemi e paparë ndonjëherë dhe për të cilën dinë shumë pak. Eshtë e tmerrshme, – mbyllin rrëfimin për Top Story.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re