Sami Hoxha, bashkëshorti i Enkeleda Toskës, ka gjetur edhe një skemë tjetër për të humbur gjurmët e veta. Veprimet në Qendrën Kombëtare të Biznesit, për klientët e tij Arab nuk i bën ai vetë. Gjithnjë mbulohet duke dërguar bashkëpunëtorë të tij.

Le të marrim një shembull.  Kemi kompaninë “EL-ASHMAUEI”. Kjo është kompania e shtetasit TAREK EL-ASHMAUEI, e hapur në Mars 2020. Pra një rast i freskët fare. Por shohim që në momentin e aplikimit pagesën bankare për regjistrim e ka bërë një arab tjetër me emrin Maher Abas.

Deri këtu duket thjeshtë si një bashkëpunim mes dy shtetasve Arabë. Mund të dyshojmë që trafikanti është Maher. Por sipas ligjit ftesën zyrtare dhe garanci për vizën duhet ta bëjë një shqiptar. Maher nuk do mund ta ftonte mikun e tij arab, Tarek, në Shqipëri për punë.

Me një kërkim të vogël ne arritëm të gjejmë ftesën zyrtare për zotin Tarek që të vijë në Shqipëri. Dhe atë ftesë e ka bërë Sami Hoxha. Pra, nëse ne do të shikonim vetëm të dhënat e QKB emigranti do të na dukej se ishte klient i Maherit. Por në fakt ai është klient i Sami Hoxhës.

Ne kontrolluam dhe na rezulton se Maher ka hapur në Shqipëri 14 kompani për shtetas të tjerë arabë. Në fakt ata janë klientë të Sami Hoxhës. Kukulla të tilla si Maher, Samiu ka edhe shumë të tjerë.

“Ata nuk e kanë mundësinë të vijnë pa ndihmën e shtetasve shqiptarë këtu. Sepse duhet të jetë një shtetas shqiptar që ti ftojë këtu. Pa mbështetjen këtu ata e kanë të pamundur të vijnë sepse dikush u ofron një vend pune dhe bëhet garant”, tregon Pëllum Nako, Ish – Drejtor i Policisë Kufitare.

 Shpesh Sami Hoxha edhe ftesat për të huajt nuk i bën vetë. As kukullat e tij arabe nuk i përdor dot sepse ftesa duhet me patjetër nga shtetas shqiptar. Në këtë rast Samiu përdor familjarët e vet.

Shikoni këtë kompani që e ka shtetasi Arab MALEK SABRI. Të dhënat ia ka regjistruar në QKB një person i quajtur Bedri Kaçeli. Por ftesën zyrtare ia ka bërë Flakim Hoxha, që është vëllai i Sami Hoxhës.

Të gjithë këta emra që shikoni në listë janë bashkëpunëtorë të Sami Hoxhës. Ata bëjnë ftesa ose hapin kompani për Arabët, për llogari të tij.

Duket qartë se i gjithë ky biznes me emigrantët arabë në pjesën më të madhe kontrollohet nga Sami Hoxha dhe njerëzit e tij.

Por pas Sami Hoxhës qëndron Enkeleda Toska, një zyrtare e lartë e policisë së shtetit.  Ajo është një nga 7 zyrtarët e Policisë që kanë studiuar në Byronë Federale të Hetimit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në rrethin e parë të saj qëndron bashkëshorti Samiu dhe e motra Suela. Më pas rrethi i dytë është kunati i Samiut dhe kukullat e tij arabë si Maher dhe shumë të tjerë.

 Ne e kontaktuam zonjën Toska për një intervistë. Madje kontaktuam edhe sektorin e medias në Drejorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që të na caktonte një intervistë me zonjën në fjalë. Por nuk morëm asnjë përgjigje.

Top Story/ Sami Hoxha përdor disa arabë si "kukulla" për tu maskuar si trafikant

Top Story/ Sami Hoxha përdor disa arabë si "kukulla" për tu maskuar si trafikantSami Hoxha, bashkëshorti i Enkeleda Toskës, ka gjetur edhe një skemë tjetër për të humbur gjurmët e veta. Veprimet në Qendrën Kombëtare të Biznesit, për klientët e tij Arab nuk i bën ai vetë. Gjithnjë mbulohet duke dërguar bashkëpunëtorë të tij. Le të marrim një shembull. Kemi kompaninë “EL-ASHMAUEI”. Kjo është kompania e shtetasit TAREK EL-ASHMAUEI, e hapur në Mars 2020. Pra një rast i freskët fare. Por shohim që në momentin e aplikimit pagesën bankare për regjistrim e ka bërë një arab tjetër me emrin Maher Abas. Deri këtu duket thjeshtë si një bashkëpunim mes dy shtetasve Arabë. Mund të dyshojmë që trafikanti është Maher. Por sipas ligjit ftesën zyrtare dhe garanci për vizën duhet ta bëjë një shqiptar. Maher nuk do mund ta ftonte mikun e tij arab, Tarek, në Shqipëri për punë. Me një kërkim të vogël ne arritëm të gjejmë ftesën zyrtare për zotin Tarek që të vijë në Shqipëri. Dhe atë ftesë e ka bërë Sami Hoxha. Pra, nëse ne do të shikonim vetëm të dhënat e QKB emigranti do të na dukej se ishte klient i Maherit. Por në fakt ai është klient i Sami Hoxhës. Ne kontrolluam dhe na rezulton se Maher ka hapur në Shqipëri 14 kompani për shtetas të tjerë arabë. Në fakt ata janë klientë të Sami Hoxhës. Kukulla të tilla si Maher, Samiu ka edhe shumë të tjerë. “Ata nuk e kanë mundësinë të vijnë pa ndihmën e shtetasve shqiptarë këtu. Sepse duhet të jetë një shtetas shqiptar që ti ftojë këtu. Pa mbështetjen këtu ata e kanë të pamundur të vijnë sepse dikush u ofron një vend pune dhe bëhet garant”, tregon Pëllum Nako, Ish – Drejtor i Policisë Kufitare.Shpesh Sami Hoxha edhe ftesat për të huajt nuk i bën vetë. As kukullat e tij arabe nuk i përdor dot sepse ftesa duhet me patjetër nga shtetas shqiptar. Në këtë rast Samiu përdor familjarët e vet. Shikoni këtë kompani që e ka shtetasi Arab MALEK SABRI. Të dhënat ia ka regjistruar në QKB një person i quajtur Bedri Kaçeli. Por ftesën zyrtare ia ka bërë Flakim Hoxha, që është vëllai i Sami Hoxhës. Të gjithë këta emra që shikoni në listë janë bashkëpunëtorë të Sami Hoxhës. Ata bëjnë ftesa ose hapin kompani për Arabët, për llogari të tij. Duket qartë se i gjithë ky biznes me emigrantët arabë në pjesën më të madhe kontrollohet nga Sami Hoxha dhe njerëzit e tij. Por pas Sami Hoxhës qëndron Enkeleda Toska, një zyrtare e lartë e policisë së shtetit. Ajo është një nga 7 zyrtarët e Policisë që kanë studiuar në Byronë Federale të Hetimit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Në rrethin e parë të saj qëndron bashkëshorti Samiu dhe e motra Suela. Më pas rrethi i dytë është kunati i Samiut dhe kukullat e tij arabë si Maher dhe shumë të tjerë. Ne e kontaktuam zonjën Toska për një intervistë. Madje kontaktuam edhe sektorin e medias në Drejorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që të na caktonte një intervistë me zonjën në fjalë. Por nuk morëm asnjë përgjigje.

Publiée par Top Story në Top Channel sur Mardi 2 juin 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re