Vitet e para të demokracisë, paralelisht filloi privatizimi i mbi 4 mijë dyqaneve dhe mbi 14 mijë ndërmarrjeve të ndryshme. Ish – pronarët e para vitit 1944, nisën betejën me dokumentet e vjetra arkivore të pronësisë mbi tokën. Pra, për ta kuptuar, godinën po e privatizonin ata që kishin punuar në ndërmarrje, ndërsa tokën ku ndodhej godina po merrnin ish – pronarët që e kishin nën zotërim përpara Luftës së Dytë Botërore.
“Ndërkohë tani po ecnin këto 3 procese që po përplaseshin me njëri – tjetrin, filloi një i katërt, që ishte privatizimit. Procesi i privatizimeve masive në vend, të fabrikave, uzinave, ndërmarrjeve, reparteve ushtarake, të gjitha këto kishin tokë”, thotë Artan Lame, Drejtor i Përgjithshëm i Kadastres.
“Madje, jo vetëm ligji 7501, por legjislacioni i privatizimeve mund të fillonte problem edhe me ligjin për kthimi ne kompensimin e pronave”, thotë Ardian Dvorani, Kryetar i Gjykatës së Lartë.
Të katra këto procese që përmenda unë dhe tjera më të vogla nuk zhvilloheshin në një zyrë shteti i cili thoshte STOP: këtë e ndamë me 7501, nuk mund ta japim për kompensim, ose nuk mund ta zërë ky tjetri, te kishte harmonizim, Çdo institucion vepronte e pavarur, me ligjet e veta, i fshehtë nga njëri tjetri se secili donte parcelën e vetë…dhe kjo bënte që mbi të njëjtin territor të vepronin të gjithë”, thotë Artan Lame, Drejtor i Përgjithshëm i Kadastres.
Sigurisht që kjo solli pastaj konflikt pas konflikti e na solli tek legalizimet dhe ku ne paguajmë tani ish pronarin që e ka pasur”, thotë Ardian Dvorani, Kryetar i Gjykatës së Lartë.
Thënë më thjeshtë: kjo është Shqipëria e këtyre 30 viteve, një kaos total ligjesh mbi pronat që përplasen mes tyre, zbatohen keq, dhe shtuar abuzimeve kriminale kanë prodhuar mijëra konflikte.
Top Story/ Si u krijuan mbivendosjet për shkak të privatizimeve dhe ligjit 7501
Top Story/ Si u krijuan mbivendosjet për shkak të privatizimeve dhe ligjit 7501Vitet e para të demokracisë, paralelisht filloi privatizimi i mbi 4 mijë dyqaneve dhe mbi 14 mijë ndërmarrjeve të ndryshme. Ish – pronarët e para vitit 1944, nisën betejën me dokumentet e vjetra arkivore të pronësisë mbi tokën. Pra, për ta kuptuar, godinën po e privatizonin ata që kishin punuar në ndërmarrje, ndërsa tokën ku ndodhej godina po merrnin ish – pronarët që e kishin nën zotërim përpara Luftës së Dytë Botërore. “Ndërkohë tani po ecnin këto 3 procese që po përplaseshin me njëri – tjetrin, filloi një i katërt, që ishte privatizimit. Procesi i privatizimeve masive në vend, të fabrikave, uzinave, ndërmarrjeve, reparteve ushtarake, të gjitha këto kishin tokë”, thotë Artan Lame, Drejtor i Përgjithshëm i Kadastres. “Madje, jo vetëm ligji 7501, por legjislacioni i privatizimeve mund të fillonte problem edhe me ligjin për kthimi ne kompensimin e pronave”, thotë Ardian Dvorani, Kryetar i Gjykatës së Lartë.Të katra këto procese që përmenda unë dhe tjera më të vogla nuk zhvilloheshin në një zyrë shteti i cili thoshte STOP: këtë e ndamë me 7501, nuk mund ta japim për kompensim, ose nuk mund ta zërë ky tjetri, te kishte harmonizim, Çdo institucion vepronte e pavarur, me ligjet e veta, i fshehtë nga njëri tjetri se secili donte parcelën e vetë…dhe kjo bënte që mbi të njëjtin territor të vepronin të gjithë”, thotë Artan Lame, Drejtor i Përgjithshëm i Kadastres. Sigurisht që kjo solli pastaj konflikt pas konflikti e na solli tek legalizimet dhe ku ne paguajmë tani ish pronarin që e ka pasur”, thotë Ardian Dvorani, Kryetar i Gjykatës së Lartë. Thënë më thjeshtë: kjo është Shqipëria e këtyre 30 viteve, një kaos total ligjesh mbi pronat që përplasen mes tyre, zbatohen keq, dhe shtuar abuzimeve kriminale kanë prodhuar mijëra konflikte.
Publiée par Top Story në Top Channel sur Mardi 9 juin 2020
/shqip
