Top Story ka  udhëtuar nga njëri skaj i Shqipërisë në tjetrin për të parë nga afër situatën me të cilën po përballet turizmi.

Rrugëtimi nisi nga Pogradeci. Ky është i vetmi qytet në Shqipëri, i cili nuk është përfolur për abuzimet me çmimet në pikun e sezonit. Bukuria që i ka falur natyra është tërheqëse si për turistët e huaj ashtu edhe ata vendas.

Sapo hynë në rrugën drejt Tushemishtit dhe ajo që na bie në sy janë pemët që mungojnë anës rrugës. Duket se dora e njeriut ka shfrytëzuar situatën e izolimit për ti prerë. Bashkia ka menduar që të krijojë më shumë hapësira për plazh por kjo ka bërë që t’i hiqet një vlerë kësaj zone.

Muajt mars, prill, maj dhe fillimi i qershorit për këtë qytet janë pa jetë krahasuar me një vit më parë. Mungesa e turistëve dhe e punës ka bërë që shumë biznese të ulin qepenat e tyre.

“Duke filluar nga marsi deri në qershor të gjitha rezervimet nga vendet e huaja janë anuluar. Vëmë në pikëpyetje të madhe periudhën korrik dhe më tej. Nuk e dimë si do të vazhdojë gjendja. Në hotelin ku unë punoj kemi patur rezervime edhe për periudhën e gushtit nga turistë vendas. Por këtë vit edhe ato janë reduktuar”, thotë Xhulio Berberi, Menaxher Hotel – Restorant, Pogradec

Ende vijon të jetë në pikëpyetje vazhdimësia e sezonit. Shumë prenotime janë anuluar ndërkohë, nuk ka as prenotime të reja. Të ardhurat e munguara që i janë shkaktuar biznesit, do të duan një kohë të gjatë të rikuperohen.

“Dyshojmë për vazhdimësinë. Ashtu si ne edhe bizneset e tjera kanë qenë mbyllur. Njerëzit nuk kanë punuar dhe nuk do të kenë të ardhura për të shpenzuar për pushime. Biznesi ynë nuk mund të varet vetëm nga të ardhurat që do të ketë me dy ditë punë në javë”, tregon Xhulio Berberi, Menaxher Hotel – Restorant, Pogradec

Pogradeci është një nga destinacionet e preferuara për ekskursionet që zhvillojnë shkollat. Nëse bëjmë një krahasim me një vit më parë në këtë periudhë ky qytet gëlonte nga gjimnazistët, sot është i heshtur.

“Në qershor kishim sezonin e autobusëve që i themi ne. Kishim shkollat, fëmijët nga gjithë Shqipëria që vizitonin Volorekën. Këtë nuk e kemi sivjet dhe ndikon shumë se ishte lëvizje e madhe. Mund të vinin edhe 10 autobusë nga Kosova, Maqedonia edhe nga Greqia, nuk e kemi sot”, tregon Manol Gazi, Administrator Hoteli, Pogradec

Pogradeci preferohet më shumë edhe nga mosha e tretë. Kjo është një tjetër arsye, përse ky qytet është i boshatisur. Kjo kategori njerëzish që janë vetizoluar, janë më të prekur nga virusi.

Si kudo edhe këtu kemi reduktime të vendeve të punës dhe të stafit. Me dhjetëra familje janë në vështirësi për të përballuar jetesën.

“Nga momenti që u rihap hoteli përsëri, stafi është reduktuar në 5 veta nga 15 që kemi qenë . Por edhe ky numër nuk e justifikon përsëri sepse siç e shihni dhe vetë hoteli është boshë”, thotë Xhulio Berberi, Menaxher Hotel – Restorant, Pogradec

Top Story/ Turizmi pikiatë në Pogradec, mijëra nxënës anulojnë ekskursionet e sezonit

Top Story/ Turizmi pikiatë në Pogradec, mijëra nxënës anulojnë ekskursionet e sezonit Top Story ka udhëtuar nga njëri skaj i Shqipërisë në tjetrin për të parë nga afër situatën me të cilën po përballet turizmi. Rrugëtimi nisi nga Pogradeci. Ky është i vetmi qytet në Shqipëri, i cili nuk është përfolur për abuzimet me çmimet në pikun e sezonit. Bukuria që i ka falur natyra është tërheqëse si për turistët e huaj ashtu edhe ata vendas. Sapo hynë në rrugën drejt Tushemishtit dhe ajo që na bie në sy janë pemët që mungojnë anës rrugës. Duket se dora e njeriut ka shfrytëzuar situatën e izolimit për ti prerë. Bashkia ka menduar që të krijojë më shumë hapësira për plazh por kjo ka bërë që t’i hiqet një vlerë kësaj zone. Muajt mars, prill, maj dhe fillimi i qershorit për këtë qytet janë pa jetë krahasuar me një vit më parë. Mungesa e turistëve dhe e punës ka bërë që shumë biznese të ulin qepenat e tyre. “Duke filluar nga marsi deri në qershor të gjitha rezervimet nga vendet e huaja janë anuluar. Vëmë në pikëpyetje të madhe periudhën korrik dhe më tej. Nuk e dimë si do të vazhdojë gjendja. Në hotelin ku unë punoj kemi patur rezervime edhe për periudhën e gushtit nga turistë vendas. Por këtë vit edhe ato janë reduktuar”, thotë Xhulio Berberi, Menaxher Hotel – Restorant, PogradecEnde vijon të jetë në pikëpyetje vazhdimësia e sezonit. Shumë prenotime janë anuluar ndërkohë, nuk ka as prenotime të reja. Të ardhurat e munguara që i janë shkaktuar biznesit, do të duan një kohë të gjatë të rikuperohen.“Dyshojmë për vazhdimësinë. Ashtu si ne edhe bizneset e tjera kanë qenë mbyllur. Njerëzit nuk kanë punuar dhe nuk do të kenë të ardhura për të shpenzuar për pushime. Biznesi ynë nuk mund të varet vetëm nga të ardhurat që do të ketë me dy ditë punë në javë”, tregon Xhulio Berberi, Menaxher Hotel – Restorant, PogradecPogradeci është një nga destinacionet e preferuara për ekskursionet që zhvillojnë shkollat. Nëse bëjmë një krahasim me një vit më parë në këtë periudhë ky qytet gëlonte nga gjimnazistët, sot është i heshtur. “Në qershor kishim sezonin e autobusëve që i themi ne. Kishim shkollat, fëmijët nga gjithë Shqipëria që vizitonin Volorekën. Këtë nuk e kemi sivjet dhe ndikon shumë se ishte lëvizje e madhe. Mund të vinin edhe 10 autobusë nga Kosova, Maqedonia edhe nga Greqia, nuk e kemi sot”, tregon Manol Gazi, Administrator Hoteli, PogradecPogradeci preferohet më shumë edhe nga mosha e tretë. Kjo është një tjetër arsye, përse ky qytet është i boshatisur. Kjo kategori njerëzish që janë vetizoluar, janë më të prekur nga virusi. Si kudo edhe këtu kemi reduktime të vendeve të punës dhe të stafit. Me dhjetëra familje janë në vështirësi për të përballuar jetesën. “Nga momenti që u rihap hoteli përsëri, stafi është reduktuar në 5 veta nga 15 që kemi qenë . Por edhe ky numër nuk e justifikon përsëri sepse siç e shihni dhe vetë hoteli është boshë”, thotë Xhulio Berberi, Menaxher Hotel – Restorant, Pogradec

Publiée par Top Story në Top Channel sur Mardi 16 juin 2020

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re