Familja Vraja, po e vuan edhe më rëndë humbjen. Ata nuk kanë pasur mundësinë të marrin trupin e Agronit dhe ti bëjnë një ceremoni, me të gjitha nderimet që ai meriton.
“Kemi shumë shpresë sepse po merren instance të shteti, jemi shumë mirënjohës për gatishmërinë, djali komunikon shpesh, tani thjesht kur të hapen fluturimet, një durim do bëjmë se na zuri kjo”, tregon Rozeta Vraja, Bashkëshorte e Agron Vrajës.

“Të gjithë ato procedura, burokracitë e nevojshme që kërkohen nga legjislacioni amerikan janë të plotësuara, por mbetet problem i kohës pas vdekjes, një 30-ditësh që krijon sigurinë për mos shopërndarjen e virusit”, tregon Gjokë Jaku, Prefekt i Lezhës.

Agroni ishte një njeri që la gjurmë në komunitetin e Lezhës. Së fundi, ai shërbente si financier i Këshillit të Qarkut. Vraja ka shërbyer edhe në sektorin privat si drejtor në dy banka të nivelit të dytë.

Agroni la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, që në mesazhet e tyre, nuk ngurojnë të shprehin krenarinë për kujtimin e tij. Arbisi është një student i shkëlqyer i inxhinierisë më Nju Jork. Fatkeqësia që kaloi e burrëroi atë para kohe, duke përballuar i vetëm situatën e rëndë me babain.

Top Story/ Vuajtje edhe pas vdekjes, Agron Vraja duhet të presë edhe shumë ditë përpara se të prehet i qetë në vendlindje

Top Story/ Vuajtje edhe pas vdekjes, Agron Vraja duhet të presë edhe shumë ditë përpara se të prehet i qetë në vendlindjeFamilja Vraja, po e vuan edhe më rëndë humbjen. Ata nuk kanë pasur mundësinë të marrin trupin e Agronit dhe ti bëjnë një ceremoni, me të gjitha nderimet që ai meriton. “Kemi shumë shpresë sepse po merren instance të shteti, jemi shumë mirënjohës për gatishmërinë, djali komunikon shpesh, tani thjesht kur të hapen fluturimet, një durim do bëjmë se na zuri kjo”, tregon Rozeta Vraja, Bashkëshorte e Agron Vrajës.“Të gjithë ato procedura, burokracitë e nevojshme që kërkohen nga legjislacioni amerikan janë të plotësuara, por mbetet problem i kohës pas vdekjes, një 30-ditësh që krijon sigurinë për mos shopërndarjen e virusit”, tregon Gjokë Jaku, Prefekt i Lezhës.Agroni ishte një njeri që la gjurmë në komunitetin e Lezhës. Së fundi, ai shërbente si financier i Këshillit të Qarkut. Vraja ka shërbyer edhe në sektorin privat si drejtor në dy banka të nivelit të dytë.Agroni la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, që në mesazhet e tyre, nuk ngurojnë të shprehin krenarinë për kujtimin e tij. Arbisi është një student i shkëlqyer i inxhinierisë më Nju Jork. Fatkeqësia që kaloi e burrëroi atë para kohe, duke përballuar i vetëm situatën e rëndë me babain.

Publiée par Top Story në Top Channel sur Mardi 5 mai 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re