Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, një
figurë e rëndësishme në radhët e Partisë Demokratike në kohën e qeverisë
Berisha ka bërë ditën e sotme një deklaratë të ashpër kundër liderit
demokrat Lulzim Basha. Topalli liston një sërë kritikash dhe akuzash
ndaj liderit demokrat.

Nisur nga çështja e kryebashkiakut të Shkodrës për të cilën Basha
akuzoi Ramën, Topalli shprehet se zgjedhja e tij erdhi për shkak se PD zgjodhi të bojkotojë zgjedhjet duke e fyer Shkodrën.

Ajo thotë se Basha po përpiqet të mbulojë shpartallimin që i ka bërë PD-së, ndërsa shprehet e bindur se nëse PD do futej në zgjedhje shumë bashki nuk do kishin rënë në duart e PS-së.

Topalli i kujton Bashës zgjedhjet brenda Partisë Demokratike prej të
cilave ai doli si kryetar duke thënë se është i vetmi rast kur në zgjedhjet brenda partisë dalin më shumë vota se votues.

Ajo i quan akuzat e tij fallso dhe të rreme ka bërë pakt me Edi Ramën. Ish-kryetarja e Kuvendit deklaron se në 2017 Basha urdhëroi anëtarët e PD në KQZ që të njohin rezultatet e zgjedhjeve dhe të mos ankimojnë asnjë qendër votimi duke legjitimuar mandatin e dytë të Ramës.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejtë Bashës, Topalli shprehet se të rinjtë nuk mund të kenë model një person që ktheu kundra gjithë perëndimin,
i dha Ramës mandatin e dytë për 14 mln euro të pallatit të tij duke e
çuar partinë në humnerë, shqiptarët në dëshpërim dhe të rinjtë drejt
rrugëve të botës.

Topalli thotë se Luli nuk ekziston më për demokratët dhe se bashkë me Ramën janë bërë një kosto e patolerueshme për shqiptarët.

“Cdo fjale ka konseguenca.Cdo heshtje po ashtu.”Jean – Paul Sartre

Koha vetem po konfirmon ate qe une besoj dhe kam perseritur
vazhdimisht, se Edi Rama dhe Lulzim Basha mbajne reciprokisht njeri
tjetrin, dhe ndajne interesa te medha mes tyre.

Edi Rama e coi Valdrinin ne Shkoder, por mandatin per Kryetar Bashkie te Shkodres ia dhe ti lul, me bojkotin e zgjedhjeve.Po
te kishte nje kandidat te djathte , Valdrini as ne enderr nuk shihte
karrigen e Kryetarit te Bashkise. Ti e fyeve Shkodren njelloj si Rama.Per me teper je teper i vonuar ne luften kunder krimit.Ne
Shkoder, qytetaret prej disa muajsh, tregojne per dyshimet e thella te
se kaluares te komprometuar te Valdrinit. Por ti per muaj nuk fole.Ashtu sic nuk fole per vite per Mark Frrokun e kompanine e tij.Ti
Lul nuk mbulon dot shpartallimin qe i bere PD me vendimet tuaja
personale anti demokratike , qe i more vetem per te mbrojtur karrigen
tende.Po te mos ishte Lulzim Basha , sot Shkodra e shume bashki te tjera nuk do binin ne duart e PS e krimit.

Po te mos ishte LB , Edi Rama nuk do te ishte sot Kryeminister ,
por do ishte rrezuar 100 here dhe vendi do kishte nje tjeter qeverisje;Po
te mos ishte LB, Edi Rama nuk do kontrollonte te gjithe pushtetin
vendor; lista e deputeteve nuk do ishte ajo lista qesharake e 2017. Nuk
do kishim pare te zevendesohen beteja politike me lufte vezesh pulash
dhe sot nuk do shikonim te uleshin ne karrigen e Kuvendit figura komike
dhe te padenja per ate qe duhej te ishte altari i demokracise.Po te
mos ishte Lulzimi, Deputetet e PD mund te ishin dinjitoz, do ishin ne
parlament duke perfaqesuar votuesit e tyre e duke mbrojtur interesin
publik te shqiptareve, duke bere beteja politike per nje ekonomi me te
mire dhe nje jete me te sigurte.Po te mos ishte pazari si forme
komunikimi mes krereve te opozites dhe qeverise, sot skena politike
shqiptare nuk do ishte e deformuar sic eshte tani, sot shqiptaret nuk do
jetonin ne deshperim per shkak te vrasjes se perspektives dhe mbytjes
se shpreses qe nje opozite normale sjell per vendin e saj.Pas 3 dekadash ngjitjesh e uljesh, perpjekjesh e sakrificash , demokracia brenda forcave politike eshte ne agoni.Dhe kjo sepse kreret e partive kane vrare voten brenda vehtes.Ne
6 vitet qe drejton opoziten LB jo vetem ka habit me humbjet e tij te
pandalshme e katastrofike , por ai ka vrare voten brenda saj, ka vjedhur
votat ne shtepine e tij ( dhe kjo me video , me ze e figure).Eshte i vetmi kryetar partie qe pas numrimit te votave per forumet e partise i dalin me shume vota se votues.( medokumenta)Ai do mbahet mend si njeriu qe nuk mblodhi per 4 vite rresht asnje forum te saj per asnje vendimarrje.Do mbahet mend per emerimet me pas ne forume te disa personave qe nuk thojne asgje per askend.Do
filloje te mbledh forumet vetem pas fsheses e spastrimeve te medha ne
parti, pas gjuetise se shtrigave ndaj demokrateve , pas percarjes e
shkretimit qe i beri PD, per te noterizu vendimet e tij te Cmendura, si
ajo e djegies se mandateve e dhe te mos hyrjea ne zgjedhje.Megjithe pakenaqesine ne rritje ndaj qeverise , LB nuk i shkoi kush pas, sepse sic koha e ka vertetuar ai eshte i rreme.Kauzat
nga goja e tij jane fallso e te rreme. Jo sepse njerezit e Edi Rames
nuk kane blere vota. Kane blere sa kane dashte sepse e dinin qe lb-se
kjo nuk i interesonte sa kohe ishte ne qeveri dhe kishte bere pazarin
per bashkeqeverisje me Ramen ne vazhdim.

Ishte kjo arsyeja, qe Lulzimi urdheroi anetaret e PD-se ne KQZ,
qe te votonin 7;0 rezultatin e zgjedhjeve te 2017;urdheroi qe te mos
behej asnje shenim kundershtues ne procesverbale dhe te mos ankimohej
asnje qender votimi, duke legjitimuar mandatin e dyte te Rames.Dhe per 2 vite rresht nuk pat asnje fjale per ceshtjen.U
kujtua vetem kur erdhi koha e fushates, kur me shpresen e presionit te
djegies se mandateve kerkonte rezultatin ne tavoline.( njelloj si me
Cadren)

Kur ai thoshte se vota e zgjedhjet i lira jane qellimi yne
genjente.. Genjente sepse se pari ai nuk ka bere kurre zgjedhje te lira
ne partine qe ai drejtoi.Genjen sepse ka fallsifiku votat per vehten e tij si kryetar, dhe ka fallsifiku listen finale te emrave te KK dhe Kryesise.Do mbahet mend per papergjegjesine e frikshme qe ka tregu sidomos ne opozite; Ky te len pa fjale ne menyre konstante.

Djegia e mandateve nga LB ishte nje kembane e forte per ata qe
kane minimumin e pergjegjesise mbi rrezikun qe sjell papergjegjesia e
nje njeriu , qe nuk e vret ndergjegja per asgje.Ne 1946 i pushkatuan deputet e opozites , por mandatet nuk i tradhetuan.Mos
futja ne zgjedhje ishte nje tjeter alarm i madh per rrezikun qe mbart
me vehte njeriu qe merr vendime kaq te papergjegjshme .Lulzim Basha
te len pa fjale kur humbjet e 2015 i quante rritje dhe rimekembje; kur
pas humbjes katastrofike te 2017 nuk lejoi as kohe per analize dhe me
buze ne gaz shpalli vetengrirjen dhe vete-kurorezimin( pa gare).Te habit kur i dhuron Rames edhe ata pak bashki qe i kane mbetur dhe thote se fituam me 85%.Te habit me akuzat qe i drejton kundershtarit per gjerat qe ka bere vete apo ka nder mend t’i beje vete.Nuk
i leviz qerpiku, kur thote se une bera dekriminalizimin, nderkohe qe
kur grupi i ish deputeteve qe e filuan kete beteje dhe u kercenuan nga
krimi, i hodhi, qe t’ i shqyente krimi, nderkohe qe vete merrej me katin
shtese tek pallatit te tij dhe si kryatar, per vite rresht nuk permendi
nje emer te dyshuar per rekorde kriminale.

Eshte i vetmi rast ne bote ne bote,qe kur pakenaqesia ndaj qeverise rritet ne kulm,kryetari i opozites zbret ne kulm ( 13%).Une
nuk kam lexu as degju qe te gjendet sot nje njeri qe nxjerr vete forcen
e tij politike nga sistemi, ia heq karriget e parlamentit, e hedh
jashte cdo bashkie e Keshilli Bashkiak e per vehte te vazhdoje te mbaje
karrigen e tij.Une nuk besoj se PD-se i eshte mpire nervi politik;
Nuk besoj se demokratet jane te lumtur dhe aq me pak qe te konformohen
me tradhetine qe i beri njeriu qe vetem i genjeu.

Nuk besoj se te rinjte kane model, njeriun qe beri gjithe
perendimin kundra, qe i dha mandatin e dyte Rames per 14 milion euro te
pallatit te tij, qe dogji cdo perfaqesim te PD ne nivel qendror e lokal
me premtimin e rreme per qeveri tranzitore e largimin e Rames; qe duke
qene ne opozite e coi partine ne humnere, shqiptaret i coi ne deshperim
dhe te rinjve i dha rruget e botes.

Luli nuk ekziston me per demokratet.Per Shqiperine, Luli bashke me Ramen jane bere nje kosto e patolerueshme.Shqiptaret kane nje problem per te zgjidhur.Ata nuk mund te tolerojne me, qe 4 vete te mbajne peng jeten e tyre e te bijve te tyre”, shkruan Topalli

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re