Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli nuk e përjashton mundësinë që ky proces zgjedhor të shoqërohet me trazira.

Ajo e bëri këtë deklaratë në studion e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus” duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit kriminale dhe kaosi në aeroportin e Rinasit.

“Edhe mundet të ketë trazira politike. Kanë nisur vrasjet politike. Edhe rasti i Rinasit është i papranueshëm.

Po aq i papranueshëm sa dorëzimi i mandateve. Për të krijuar destabilitet.

Diçka e papranueshme. Janë në gjendje të bëjnë gjithçka për karrigen e tyre”, deklaroi Topalli!

Nëse Partia Demokratike do të drejtohej nga Jozefina Topalli, Edi Rama nuk do të ishte sot në krye të qeverisë.

Kështu të paktën u shpreh Topalli në studion e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, ku nuk kurseu akuzat për kryedemokratin Lulzim Basha.

“Po të isha në krye të PD, Edi Rama nuk ishte sot në krye të qeverisë. Në fund të mandatit 2013-2017, u bë marrëveshja dhe i dha Edi Ramës mandatin e dytë.

Ne do të kthehemi në factor qeverisës në 25 prill”, deklaroi Topalli!