Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli në një postim në rrjete sociale ka folur sërish për zgjedhjet e 25 prillit. Topalli shpreh se për 35 ditë vota e çdokujt do të jetë vendimtare për dekadën që vjen.
Ajo thekson se partia e saj është kundra 3 kryetareve, kundra kalbësirës se jetës aktuale politike, kundra korrupsionit dhe varfërisë së dhimbshme që ka perfshirë numrin më të madh të familjeve shqiptare në 3 dekada.
Sipas Topallit, Lëvizja për Ndryshim do të zëvëndësojë politikën cinike aktuale me politikën e shpresës.
Postimi i plote i Topallit:
Te dashur miq,
Kane mbetur vetem 35 dite nga dita e zgjedhjeve.
Vota juaj do jete vendimtare per dekaden qe vjen.
Ne funksion te vendimeve qe merr cdo qytetar do varet se ku do jesh neser e si do jesh neser.
Levizja per Ndryshim me Nr.11 ka hyre ne keto zgjedhje ne beteje per te filluar ndryshimin.
Ne jemi kundra 3 kryetareve, kundra kalbesires se jetes aktuale politike, kundra korrupsionit dhe varferise se dhimbshme qe ka perfshire numrin me te madh te familjeve shqiptare ne 3 dekada;
Ne synojme te zevendesojme politiken cinike aktuale me politiken e shpreses.
Ne keta dite , shqiptaret do marrin nje vendim te rendesishem -per ke do votojne.
Shanon Adler thoshte:
Jeta i pergjigjet 3 pyetjeve te thjeshta:
Cfare dua? Perse e dua? Dhe si e arrij?
Cdo njeri ia ben vehtes keta pyetje. Ne kohe zgjedhjesh cdo njeri i jep pergjigje ketyre pyetjeve me vote.
Mendoni per jeten tuaj.
Mos mendoni per kryetaret e Partive.
Nese ju kerkoni ndryshimin mos rri ne shtepi, por voto per Levizjen per Ndryshim, Levizjen me te re me ekipin me te vecante, me kauzen me te drejte- luften kundra korrupsionit dhe punesimin e te rinjve e qytetareve te saj!/
