Skip to content

Topalli: Meta kërkon konflikt, i përfshirë në fushatë! Posti i Presidentit ka qënë gjithë kohës vakant

Ish-kryeparlamentarja dhe drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka komentuar sjelljen e presidentit Ilir Meta.

Topalli ka zbërthyer lëvizjet e Kreut të Shtetit, për të cilin tha se aktualisht është i përfshirë tërësisht në fushatë.

Ajo deklaroi në emisionin “Opinion” se posti i Presidentit është vakant, ndërsa paralajmëroi se vendi mund të shkojë edhe në konflikt për shkak të sjelljes së Metës.

Vendi i Presidentit është vakant gjithë kohës. Meta është përfshirë tërësisht në fushatë.

Tërësisht që nganjëherë mendoj se mund të shkojë në konflikt, gjë që s’do ta doja në këto zgjedhje”, theksoi Topalli.