Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në Lezhë, drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim  Jozefina Topalli ka kërkuar debat publik me drejtuesit e partive kryesore në vend, Edi Ramën, Lulzim Bashën dhe Ilir Metën.

“Kjo është një lëvizje kundra tre kryetareve që kanë monopolizu jetën politike shqiptare, që të tre janë figura shumë të korruptuara dhe unë edhe sot përmes këtij takimi ju kërkoj atyre një debat publik”- tha Topalli.

Ajo ka akuzuar opozitën për vjedhje të sloganit, duke deklaruar se është absurditet që ky vend të presësh ndryshim nga Edi Rama, Lulzim Basha dhe Ilir Meta.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re