Jozefina Topalli u pyet mbrëmjen e së premtes për rolin aktual të Sali Berishës në politikë.

Ish-kryeparlamentarja tha për ‘Java në RTSH’ se betejën e ka e tre forcat kryesore dhe se nuk e ka komentuar Berishën pasi ai e ka dorëzuar karrigen.

Por sipas Topallit, ish-shefi i saj është një opozitar i fortë ndaj qeverisjës së Edi Ramës.

Unë flas për tre persona që kanë tre karriget e partive. Nuk flas për persona që e kanë dorëzuar karrigen.

Sigurisht që ka influencë, por nuk besoj se në demokraci duhet t’i themi se meqenëse ke influencë duhet të heshtësh.

Ai bën opozitë kundër Edi Ramës dhe e bën fort. Ka të drejtën të komentojë keqqeverisjen në këtë vend” – tha Topalli për “Java në RTSH”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re