Ish-kryetarja e parlamentit dhe kryetare e “Lëvizjes për ndryshim”, Jozefina Topalli komentoi emrat e politikanëve shqiptar që do të kishin një pozicion të caktuar në skuadrën e saj të volejbollit.

Kur e pyeti se cili ka qenë zhytësi më i mirë, Topalli u shpreh kështu:

“Gjatë 30 viteve besoj se zhytësit kryesorë kanë qenë Berisha dhe Rama.

Ilir Meta ka qenë bllokues, bllokon herë pas here. Ndërsa ata që janë bërë kryeministra kanë bërë “pikë”, se si i kanë bërë e dinë ata, por kanë bërë pikë. “

Nga ana tjetër Gjoni e pyeti edhe për politikanin shqiptar që nuk do të luante kurrë në skuadrën e saj.

“Në skuadrën time? Lulzim Basha.

Kurrë nuk do të luante në skuadrën time. Asnjëherë!”- u shpreh ajo me bindje të plotë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re