Qytetarët shqiptarë pas një muaji intensiv të fushatës zgjedhore, po zgjedhin me votën e tyre qeverinë e re, për katër vitet e ardhshme.

Qendrat e votimit janë hapur prej orës 07.00 deri në 19.00.

Mes artyre që kanë votuar është edhe drejtuesja e Partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli.

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë kandidon në disa qarqe.

Pasi votoi ajo tha për mediat:

“Unë jam e sigurt se ndryshimi fillon te kutia e votimit. Dhe sot është një ditë kur do fillojë një kapitull i ri për shqiptarët. Një votë proteste, një votë ndëshkimi për të gjithë ata që kanë zhgënjyer dhe kanë tradhtuar besimin dhe interesat e shqiptarëve. Që sot, fillon një kapitull i ri”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re