Ka përfunduar takimi në rezidencën e ambasadores amerikane ndërsa pas pushimit që nisi rreth orës 19:00, kur ishte njoftuar që do të rimblidheshin në orën 20:30, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili nuk mbërritën ndryshe nga Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri.

Burime bëjnë me dije se Vasili dhe Bylykbashi ndodhen në selnë e PD-së ku ka mbërritur edhe Monika Kryemadhi, ndërsa ka pasur edhe ngritje zëri herë pas herë nga kryedemokrati.

Pas daljes së Gjiknurit dhe Hajdarit pak minuta më parë nga rezidenca e saj, Yuri Kim dha një deklaratë për shtyp, ku tha se janë të gjitha mundësitë për një marrëveshje të denjë për vendin.

Ajo vlerësoi qëndrimet e mazhorancës, ndërsa ju drejtua Lulzim Bashës siç ajo tashmë është bërë e ditur me emrin “Luli Basha” duke pohuart se topi është në dorën e këtij të fundit.

Fax Neës mëson se për 10 minuta kreu i PArtisë Demokratike do të ketë një deklaratë për mediat nga selia blu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re