Skip to content

Topi në duart e Bashës/ Kreu i PD takon aleatët opozitarë dhe ambasadorët

Basha me aleatet

24 ore pas negociatave ne rezidencen amerikane ende nuk ka nje pergjigje nga opozita ne lidhje me marreveshjen per reformen zgjedhore.

Pasdite lideri i opozites Basha ka zhvilluar nje takim me aleatet: Kryemadhi, Mediu e Idrizi dhe negociatoret Bylykbashi e Vasili. Megjithate nuk ka ende nje komunikim mbi detajet e ketij takimi te mbyllur rreth ores 18:45.

Me heret Basha takoi edhe ambasadorin e gjermanise Zingraf.

Por deri me tani kryetari i PD, Basha ende nuk ka bere publik qendrimin e opozites per reformen zgjedhore, dhe e vetmja deklarate eshte ajo e mbremjes se te merkures kur theksoi se eshte bere progres por ende ka mbetur nje ceshtje pa u zgjidhur.

Nga ana tjeter diplomatet qe ishin pjese e negociatave per dy dite me radhe sot u mblodhen ne zyrat e delegacionit te bashkimit europian.

Pervec Ambasadores se SHBA, Yuri Kim, ambasadorit te BE, Luigi Soreca, diplomati britanik Norman ne takim moren pjese edhe  ambasadori i gjermanise Zingraf dhe ai i OSBE,  Bernd Bochard.