Ambasadorja amerikane Yuri Kim do të zhvillojë sot në orën 11:00 një takim me presidentin Ilir Meta. Sipas burimeve mësohet se takimi mes diplomats amerikane dhe kreut të shtetit do të ketë në fokus reformën zgjedhore do të zhvillohet në Presidencë.

Klasa politike shqiptare nuk ka gjetur akoma një akord për reformën zgjedhore dhe se për këtë ndërkombëtarët kanë bërë përgjegjës kreun e PD-së, Lulzim Bashën, pasi nuk po e firmos dokumentin e miratuar paraprakisht në Këshillin Politik.

Për këtë në mënyrë figurative, ambasadorja Kim deklaroi se “topi është fushën e mikut të tij, Luli Basha”. Ndërsa prej dy ditësh opozita nuk po jep ndonjë sinjal se do ta pranojë dokumentin.

Sakaq vetë presidenti Meta pati paralajmëruar se nuk do ta firmoste një Kod Zgjedhor të ri pa pasur një miratuar me konsensus mes palëve. Një deklaratë e tillë u vlerësua dhe nga vetë ambasadorja Kim.

Në këtë takim ambasadorja Kim mund ta njohë Presidentin me përmbajtjen e draftit të hartuar që pret firmën e kryeopozitarit Lulzim Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re