Kreu i partisë Bindja Demokratike, Fabjan Topollari e cilëson procesin e Primareve si një garë përjashtuese për kandidatët e 14 majit. Në emisionin QuoVadis në Vizion Plus, Topollari deklaroi se në fakt ky proces nuk ishte i hapur, por u zhvillua vetëm brenda PD të grupit të Berishës.

 

Sipas tij, duhej të ishin përfshirë edhe sondazhet për të kuptuar mendimin e opinionin publik dhe procesi duhej të ishte më i shtrirë.

 

“Pala më refraktare në mundësinë e bashkimit, të paktën mazhoritar, për fat të keq duket të ketë qenë dhe pala më e madhe, pala e “Foltores” e PD të Sali Berishës, e cila jo vetëm bëri një proces të njëanshëm që nuk përfshiu as aleatët e natyral në përzgjedhjen e kandidatëve për hir të së vërtetës. Kandidatët zyrtarë kërkuan që procesi të ishte më i hapur se sa vetëm Primaret, pasi Primaret ishin proces vetëm brenda PD të Sali Berishës. Kërkuan një proces që të përfshiheshin edhe sondazhet që të mund të sondohej edhe opinioni publik dhe përpos kësaj dhe mbasi mbaroiu gjyqi i çështjes së siglës së PD, që u mor nga Alibeaj, pala e Alibeajt e hapi përsëri mundësinë që kandidatët të dilnin nën logon e PD zyrtare dhe u refuzuan në mënyrë të hapur”, tha ai.

 

Megjithatë ai theksoi se “pala e Alibeajt” ndonëse kanë vulën e PD zyrtare nuk dinë ta shfrytëzojnë ate dhe janë shumë të dobët përballë kundërshtarit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re