Përfaqësuesi i BD, Fabian Topollaj në mbledhjen e Kolegjit Zgjedhor e ka cilësuar të tepërt kërkesën e PD që BD të garojë pa logo në zgjedhje. Sipas Topollajt logoja është ristilizuar dhe ka ndryshuar disa elementë për të mos pasur probleme.

Sipas tij nëse do të duhet që të hiqet një logo është ajo e PD-AN sepse është pjesë e një subjekti krejt të ri zgjedhor.

“Kemi ndryshuar 3 elementë në logo, u shprehën të gatshëm për ta ristilizuar logon. Pas ndyshimit të logos, në faqen e KQZ pashë që në fletët e votimit të shfaqura, logoja e BD ishte krejtësisht ndryshe nga ajo që kishim paraqitur. E ankimuam në KAS dhe KAS vendosi që të vendoste të stilizuarën pasi nuk kishte ngjashmëri me të PD. Dhe nëse do të duhej të hiqej logoja e një partie, duhej të hiqej e PD dhe Aleanca për Ndryshim (sepse si koalicion është subjekt më i ri se BD)

PD është pjesë e një subjekti krejt të ri zgjedhor AN. Askush nga organet kompetente për të përcaktuar ngjashmërinë nuk ka shprehur shqetësimin e ngjashmërisë së logos me logon e rikompozuar të BD. Askush. As komisioneri as KASI, askush tjetër. Madje dhe në padinë e PD, as atje nuk thuhet ngjashmëria e logos së rikompozuar. Nëse ligji na jep të drjetë të ruajmë logon ashtu siç duam ta ruajmë dhe ne tërhiqemi nga kjo pjesë dhe i bëjmë një ristilizim logos kjo merret si dobësi. Tani vjen me një kërkesë për ta hequr fare logon e BD kjo është e tepërt. Në atë që tha përfaqësuesi i paditësit kishte diçka të vërtetë”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re