Skip to content

“Torra Veneciane” tërheq turistët/ Durrës, në shtatë muaj vizitohet nga 6500 të huaj

“Torra Veneciane” është një prej monumenteve më të vizituara në Durrës. Rreth 6500 turistë nga shtete të ndryshme e vizituan nga janari në korrik të këtij viti.

E kthyer në qendrën e interpretimit të  trashëgimisë kulturore  përmes programit teknologjik objekti  krijon përshtypje të veçantë tek të huajt.

Pritshmëritë janë për shtim të numrit të vizitorëve me freskimin e motit.

Durrësi është kthyer në një pikë referimi për turistët që dëshirojnë të kombinojnë plazhin me eksplorimin e historisë së pasur të Shqipërisë.