Ish të burgosurit e kampeve të internimit në Kinë kanë treguar për tmerrin që kanë kaluar aty, ku janë torturuar fizikisht dhe mentalisht.

Afër 1 milion muslimanë kinezë ishin arrestuar dhe dërguar në këto kampe, ku janë detyruar të hanë mish derri dhe të pinë alkool, ushqime këto të ndaluara për muslimanët, transmeton Indeksonline. Këtë e kanë bërë të ditur dy ish të burgosurit, Omir Bakali dhe Kayrat Samarkand.

Orë pas ore, ditë pas dite, Bakali është detyruar që të mohojë besimet e tij islamike, të kritikojë vetveten dhe të dashurit e tij dhe të adhurojë Partinë Komuniste, transmeton Indeksonline.Kur Bakali ka refuzoi të ndiqte rregullat, ai u detyrua të qëndrojë tek një mur për pesë orë pa lëvizur. Pas një jave, ai u dërgua në izolim duke u provuar nga ushqimi për 24 orë. Pas 20 ditëve, ai kishte dashur ta vrasë veten.

“Presioni psikologjik është i madh, kur duhet të kritikosh veten, të denoncosh mendimin tënd – grupin tënd etnik”, tha Bekali në një intervistë të veçantë me AP, ku filloi të qajë me lot teksa e përshkruante kampin.

(Omir Bakali)

“Ende mendoj për të ditë e natë, deri kur dielli agon. Nuk mund të fle. Këto mendime më vijnë në mend vazhdimisht”, është shprehur ai.

Që nga pranvera e kaluar, autoritetet kineze kishin sulmuar deri me mijëra kinezë muslimanë të rajonit të Xinjiangut, përfshirë këtu qytetarë të huaj, duke i dërguar në kampe masive.

Autoritetet kineze kanë thënë se këto kampe janë krijuar për të luftuar separatizmin dhe ekstremizmin islamik.

(Omir Bakali gjatë intervistës demonstron se si e kanë kapur për krahë për ta dërguar në kamp)

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re