Simon Mirakaj i cili kaloi më shumë se 44 vite në internim, ka rrëfyer në studion e “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka rrëfyer histori nga jeta e tij në komunizëm, kur ata familjarishjt përbuzeshin dhe dhunoheshin.

Simoni solli në studio një histori të treguar nga nëna e tij gjatë kohës që ishin të internuar në Berat. Simoni tha se në atë kohë ai ishte edne një fmëijë gjiri, dhe nëna e merrte me vete kur i çonin për të punuar tokat në Kuçovë,

Ai rrëfen se në një moment kishte nisur të qante, dhe nëna ishte shkëputur për t’i dhënë gji, por në këtë kohë e ka parë polici dhe e ka qëlluar fort me çizme duke e lënë pa ndjenja.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Internimi i parë ka qenë në Berat?

Mirakaj: Po në Berat. Në Berat desha të të them këtë, kur shkuam na kanë futur në një shtëpi 2-3 katëshe e braktisur, shtëpia e pashait i thoshin, pastaj na çuan në Kala. Nëna dhe ato zonjat e tjera i çonin nga Berati në Kuçovë me punuar, më merrte dhe mua se më jepte me pi me gjoks.

Pranvera Borakaj: Ka një shenjë nëna?

Mirakaj: Po këtë doja me thënë, në atë kohë mua më kishte vënë në krye të asaj parcelës me luledielli dhe në një moment unë kisha filluar të qaja dhe ajo e qara ishte shtuar, dhe i thonë ato shoqet shko se po plas djali nga vaji. Vjen dhe më merr, kur ai komandanti e shikon që vjen dhe më merr mua, i bie me çizme te legeni, asaj i bie të fikët, rrëzohemi të dy, por unë nuk dëmtohem, vijnë ato gratë e tjera dhe vijnë dhe i hedhin ujë.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re