Një ushtar rus do të dalë në gjyq në Ukrainë pasi akuzohet se ka torturua nëntë civilë ukrainas në qytetin Irpin.

 

Lajmi u bë i ditur nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, sipas raportimeve të Ukrinform. Prokurorët ukrainas ngritën një aktakuzë si pjesë e një hetimi të posaçëm paraprak për shkelje të ligjeve dhe rregullave të luftës. Hetimi zbuloi se në muajin mars, i pandehuri, i cili vepronte si pjesë e Regjimentit të 234-të Sulmues të Forcave të Armatosura Ruse, mori peng nëntë burra ukrainas. Së bashku me personelin tjetër ushtarak rus, torturoi 9 civilët ukrainas.

 

“Të burgosurit u rrahën me qytë pushke dhe u lanë pa ushqim e uj. Ata u kërcënuan me vrasje”, tha prokurori.

 

Ky nuk është rasti i parë, pasi dhe një tjetër ushtar rus u akuzua në mungesë për torturimin e një familjeje dhe plaçkitje në fshatin Lukashivka, në rajonin e Chernihiv.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re