Kreu i PD Lulzim Basha ka bërë një prononcim për mediat pas dëshmisë ne SPAK

Nuk mund të ketë një Shqipëri të drejtë të zhvilluar me mundësi  për të rinjtë pa luftuar lidhjet e politikës me krimin.

Ju ne dini denoncimin tim ka qenë publik në Kuvend dhe është indicie e procesit hetimor që ka nisur. I qëndroj  gjithçkaje që kam deklaruar në parlament.

E dinim dhe ua kam pohuar se çështja nuk  është mbyllur. Kemi të bëjmë me një realitet që shpresoj shumë se është i ndryshëm  nga ai  që u pyeta më parë. dua të rsëris mbështetjen ne PD jo vetëm për këtë hetim por edhe për punonjësit e ndershëm të SPAK dhe BKH dhe të mos harrojnë kurrë se s’kanë shef tjetër përveç ligjeve”, tha Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re