Gjykata e Tiranës ka pushuar akuzën për pesë nga gjashtë personat e dyshuar për çështjen “Toyota Yaris”, Alfred Vladi (në arrati), Alban Mollaymerin, Edi Likën, si dhe për Klevis Canin dhe Agim Çekajn.

“News 24” ka publikuar dokumentin ku kërkohet pushimi i akuzës për shtetasit e lartpërmendur, që akuzohen për transportin e 3,4 milionë eurove në dy makina “Toyota Yaris”, në qershor 2018.

Kujtojmë që më herët gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” duke hequr arrestin me burg.

Në dokument shkruhet se pushohet akuza në ngarkim të të pandehurve për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, në bashkëpunim të parashikuar nga neni 179/a e 25 i Kodit Penal.

Gjithashtu pushohet çështja penale për veprën “Fshehja e të ardhurave”, të parashikuar nga neni 180/3 dhe 25 i Kodit Penal.

loading...