Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla u paraqit sërish këtë të mërkurë në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me çështjen “Toyota Yaris”, ku depozitoi të tjera prova në lidhje me kallëzimin penal për kreun e PD-së, Lulzim Basha.

 

Pas dorëzimit të provave, Balla tha para mediave se në fund të hetimit kreu demorkat do të mbaj përgjegjësitë që i takojnë sipas parashikimeve të Kodit Penal.

 

“Sot erdha në prokurori për të depozituar provat mbi të cilat unë kam bazuar këtë kallëzim penal dhe duhet t’ju them që kam bindjen se ky hetim po ecën shumë mirë dhe në fund të këtij hetimi Basha do të jetë një person që sipas parashikimve të kodit penal do mbajë përgjegjësitë që i takojnë”

 

Të martën kreu i grupit parlamentar i  PS, Taulant Balla dhe kreu demorkat Lulzim Basha u thirrën në prokurori për të dëshmuar në lidhje me çështjen “Toyota Yaris”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re