Ernest Muçi është shndërruar në një nga futbollistët kyç te Trabzonspor.

Paraqitjet e sulmuesit kuqezi kanë bindur ekipin turk që të blejë kartonin e tij nga Besiktas.

Trabzonspor po përpiqet të ulë çmimin që do paguajë në fund për lojtarin, por kjo gjë duket e pamundur me Besiktas që ka bërë të qartë se, për kartonin e futbollistit duhen 8.5 milionë euro, shifër kjo për të cilën ishte biseduar që në fillim.

Pavarësisht gjithçkaje, me gjasë do të ketë një fund të lumtur dhe palët do bëjnë maksimumin për diçka të tillë.

Parashikohet se, për Muçin do të firmoset një kontratë me Trabzonspor, e cila do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2029.

Ernest Muçi ka shënuar deri tani 13 gola me Trabzonspor, shifra më e lartë në karrierën e tij.

Ai kishte shënuar 12 gola më parë në sezonin 2019-20, teksa luante për Tiranën, shkruan faxweb.al.

Këtë sezon, Muçi është aktivizuar në 23 ndeshje në të gjitha kompeticionet duke shënuar 13 gola. Po ashtu, sulmuesi shqiptar ka realizuar edhe 4 asiste.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re