
Ernest Muçi do të transferohet zyrtarisht te Trabzonspor.
Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i skuadrës turke, Ertuğrul Doğan, i cili ka konfirmuar për mediat turke se klubi i tij do të blejë kartonin nga skuadra e Beșiktaș.
Performancat e shkëlqyera të sulmuesit të Kombëtares kanë bindur trajnerin Fatih Tekke dhe drejtuesit që të investojnë 10 milionë euro për të. “Lojtari na pëlqen shumë dhe do të paguajmë këstin e parë 2 milionë në muajin maj”, ka thënë mes të tjerash presidenti.
Por e ardhmja mund ta gjejë larg kampionatit turk sulmuesin kuqezi, pasi për të ka pasur oferta të shumta dhe Trabzonspor mund ta sakrifikojë për të shlyer të gjitha borxhet.
Muçi ka shënuar 10 gola në 18 ndeshjet e luajtura këtë sezon.
LEXO EDHE: VIDEO/ “Njeriu i minutave të fundit”, Muçi në historinë e Trabzonspor: 10 gola në kampionat dhe kupë