Në emisionin “Jeta pa filtër” në “News24”, sot ishte në fokus tradhtia në çift, ku pati një rrëfim të pazakontë.

Në puntatën e radhës u vunë përballë një burrë dhe një grua. Kjo e fundit quhet nga i shoqi “e çmendur” pasi dyshon në besnikërinë e tij, ndërsa ai pranon se e ka kryer tradhtinë.

Burri shprehet se një gjë e tillë ka ndodhur si pasojë e indiferencës së të shoqes pas lindjes së vajzës së tyre. Tradhtia është zbuluar nga një detektive private.

Ajo ka gjurmuar burrin për një kohë të mjaftueshme duke faktuar të gjitha dyshimet e gruas. Pas përballjes së çiftit në një intervistë të gjatë vjen detektivja më e njohur në Shqipëri, Shkenda Lili.

Ajo rrëfen se si i gjurmon tradhtitë, çfarë ndodh gjatë këtij procesi, sa kohë i duhet për të zbuluar një histori paralele.

Lili rrëfen dhe historinë më të dhimbshme gjatë karrierës së saj, historinë e një çifti, rast të cilin e ka trajtuar me shumë kujdes për faktin se gruaja që dyshonte ishte me një sëmundje të rëndë. /BW/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re