Edhe pse vera ka kaluar, trafiku në rrugët që përshkojnë Lezhën vijon të jetë i rënduar.
Fluksi më i madh është shkaktuar nga lëvizjet e pushuesve që kthehen nga zonat bregdetare të Shëngjinit, Tales dhe rruga e Velipojës. Bllokimet nisën rreth orës 17:00 dhe vazhdojnë, pasi numri i automjeteve mbetet i lartë.
Ardhjet e pushuesve në bregdetin e Lezhës kanë vijuar edhe në ditët e para të shtatorit, duke bërë që Shëngjini të mbajë të njëjtin ritëm turistik si gjatë gushtit.
Për të menaxhuar situatën, policia rrugore është angazhuar në nyjet kryesore të qarkullimit, duke ndërhyrë herë pas here me devijime në rrugë alternative për të lehtësuar ngarkesën.
