Kjo e diel ka sjellë trafik të rënduar në qytetin e Durrësit ku në shumë akse rrugore është vënë re radhë e gjate automjetesh.

 

Kthimi i emigrantëve shqiptarë si dhe ardhja e turistëve të huaj për pushime në Shqipëri ka rënduar trafikun duke e bërë thuajse të pamundur qarkullimin brenda qytetit.

 

Për drejtuesit e automjeteve trafiku është bërë problematik jo vetëm gjatë ditës, por edhe në mbrëmje, kohë në të cilën gjendja përkeqësohet edhe më shumë.

 

Ndërsa patrullat e policisë rrugore të vendosura në  zonat me qarkullimin më madh përpiqen të lehtësojnë lëvizjen.

 

Rrugët më të ngarkuara, krahas qytetit, mbeten rruga e plazhit, unaza e Shkozetit, aksi Plepa-Golem si dhe Maminas-Gjiri i Lalëzit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re