Prej fillimit të gushtit trafiku në rrugët e qytetit të Fierit ka ardhur duke u rënduar. Kjo është periudha kur shënohet edhe piku i qarkullimit rrugor që vazhdon deri në fund të muajit. Akset më problematike janë ato Fier-Patos, Fier-Seman dhe Fier- Qafë Koshovicë.

Shefi i qarkullimit rrugor në Fier, Altin Dervishi thotë se punonjësit e policisë janë angazhuar edhe jashtë orarit me qëllim monitorimin e trafikut dhe lehtësimin e qarkullimit. Dervishi nënvizon se në këtë periudhë probleme ka edhe në rrugët rurale, ku janë shënuar edhe aksidente fatale.

Fieri është nyja lidhëse mes autostradave kryesore të vendit ndaj edhe qarkullimi i automjeteve rëndohet në periudhën e verës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re