Skip to content

Trafik i rënduar në Milot/ Pushuesit nga Kosova dynden drejt Shqipërisë

Këto janë pamjet e aksit rrugor pranë degëzimit në kryqëzimin e Milotit.

 

Radha kilometrike e automjeteve ka paralizuar trafikun që në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.

 

Qindra pushues nga Kosova kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për pushimet.

 

Policia rrugore është vendosur në pikat kyçe për të normalizuar situatën.