Trafiku kilometrik në pikën e kalimit kufitar të Kapshticë është bërë realiteti i përditshëm i shqiptarëve apo emigrantëve të cilët duan të kalojnë nga Shqipëria në Greqi.

Sipas tyre, çdo ditë detyrohen të presin për me tepër se dy orë në tokën neutrale pasi policët e kufirit grek punojnë me sportele të reduktuara ndërsa vështirëson kalimin në kohë edhe sistemi i ri i aplikuar për vendet Shengen.

Këto pamje vijnë nga dita e sotme në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, ku radha afrohet deri në doganën shqiptare ndërsa pala greke punon vetëm me një sportel.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re