8 persona janë arrestuar për trafik droge në Lugano të Zvicrës, në bashkëpunim dhe me autoritetet italiane.

Bëhet fjalë për pesë shtetas shqiptarë (nga 24 deri në 39 vjeç), me banim në Shqipëri ose Itali, një shtetas italian 50 vjeç me banim në Itali, një shtetas 30 vjeç dhe një shtetas zviceran 50 vjeç nga Lugano.

Ata dyshohet se kanë marrë pjesë në një trafik të rëndësishëm kokaine mes Shqipërisë, Italisë dhe Ticinos.

Gjatë aksionit, në të cilën bashkëpunuan edhe policia e qytetit të Luganos, ajo e qytetit të Bellinzona dhe ajo bashkiake e Ascona dhe Minusio, u gjetën dhe sekuestruan 250 gramë lëndë narkotike dhe disa mijëra franga cash.

Veprat kryesore janë trafiku i drogës, si dhe pastrimi i parave. Hetimi është i koordinuar nga prokurorja publike Margherita Lanzillo.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re