Vera sjell trafik te renduar në rruget e Lezhës. Fluksi i mjeteve drejt zonave turistike krijon rëndim ne qarkullimin e mjeteve.

 

Për kete arsye policia rrugore do te orientoje levizjen edhe ne disa akse dytesore.

 

Valmir Nikolli, Shef Sektori i Policise Rrugore ne Drejtorine Vendore te Lezhes tha se per kete arsye do te kete masa shtese dhe monitorim te kryqezimeve me trafik te shtuar.

Makinat inteligjente dhe dronët do te vendosen në perdorim masiv nga policia rrugore me qellim që të monitorohet levizja e perdoruesve të këqinj dhe mjeteve me targa të huaja.

Gjate sezonit turistik veror, në zonat turistike te Lezhes qarkullojne cdo dite rreth 10 mij automjete gjate korrikut dhe mbi 15 mij gjate muajit gusht, por ketij fluksi i shtohen edhe automjete qe levizin pergjate superstrades duke krijuar rëndim te qarkullimit në këtë periudhe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re