Vijojnë telefonatat e qytetarëve në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën” në ABC News. Edhe këtë të martë, telefonuesit kanë qene të shumtë, duke shprehur shqetësimet e tyre.

Njëri prej tyre, ka treguar se trafiku në zonën e Plazhit të Durrësit është shumë i rënduar, si pasojë e mungesës së sinjalistikës. Ai ka bërë thirrje për ndryshim, njësoj si në qendrën e qytetit.

“Përshëndetje Bashkim! Ju flas nga zona e Plazhit në Durrës. Unë shikoj problem trafikun. Brenda në Durrës janë vendosur tabela për ndalimin e rrugëve njëkalimshme, drejtime, sinjale. Kurse zona e Plazhit, është një zonë e lënë pas dore. Mungon sinjalistika. Ka trafik shumë të madh, makinat nuk dinë nga hynë e nga dalin”, tha telefonuesi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re