Ish drejtuesit e policisë së Vlorës të shpallur në kërkim nga prokuroria e krimeve te renda u zbuluan fillimisht nga  komunikimet pakujdesshme te anëtareve te grupit Habilaj. Taulant Haxhiraj i arrestuar si një nga bashkëpunëtorët e Habilajve në Shqipëri dhe që menaxhonte parcelat me kanabis ne Treblovë të Vlorës  shprehej shpesh gjate komunikimit me bashkëpunëtorëve e tij se kjo punë bëhej me shtet.
 
Mjaftuan përgjime që hetuesit të shtrinin dyshimet dhe mbi zinxhirin drejtues të policisë së Vlorës të cilët mund të ndihmonin në trafikun e tonelatave të kanabisit drejt Italisë.
 
Dyshimet u përforcuan dhe pas mbërritjes së dosjes Italiane ku grupi i Habilajve fliste hapur për bashkëpunimin e tyre me policinë.
 
Për drogën e sekuestruar në Treblovë e Vezhdanishtë një vit më parë në pranga ra dhe një oficer policie, Renaldo Avduli.
 
Verifikimet e prokurorisë deri më tani kanë nxjerrë te implikuar 3 ish zyrtarë të policisë së Vlorës por grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që ky numër të jetë dhe më i lartë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re