Një 22-vjeçar është arrestuar nga Policia e Beratit, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narko-tike të llojit heroin’ë.

Në pranga ka rënë i riu E. M., i cili ka kundërshtuar policinë, në momentin e ndalimit.

Njoftimi i policisë:

Shpërndante lëndë narko-tike të llojit Heroin’ë, nuk i bindet patrullës së Policisë, por arrestohet në flagrancë.

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narko’tikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E.M., 22 vjeç, banues në lagjen “Çlirim” Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Çlirim”, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë në automjetin që drejtonte iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 0.8 gramë lëndë narko’tike, e dyshuar Hero’inë dhe një kartëmonedhë 100 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Shtetasi i lartpërmendur nuk iu bind patrullës së policisë në momentin e ndalimit dhe nga kontrolli i dokumentacionit rezultoi se nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narko’tikëve”, “Drejtim i automjetit pa leje drejtimi”, ”Mosbindja ndaj urdhrit të punjonjësit të policisë së rendit publik” , “Falsifikim i monedhave”.

7fbb3e7a A052 43e2 A00c E087a5edc3f0

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re