Një trafikant droge që mbante me vete një sasi të madhe kanabisi hyri në një makinë policie në Kopenhagen, pasi e kishte ngatërruar atë me një taksi.
“Një shitës kanabisi nga Christiana, duke nxituar për të shkuar në shtëpi mori një taksi. Por në fakt rezultoi një surprizë e madhe për të kur kuptoi se kishte hypur në një makinë police,”-shkruajti policia e Kopenhagenit në Twitter.
Trafikanti kishte me vete 1000 cigare me kanabis dhe policët menjëherë e arrestuan. /on/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re