Një 30-vjeçar shqiptar me precedentë për trafik droge, i cili ishte subjekt i një urdhri dëbimi me ndalim për të hyrë në territor për të paktën 5 vite, u riarrestua nga Policia e Shtetit në Spoleto.
I riu u kap në qytet gjatë një kontrolli territorial. Oficerët vunë re një makinë, drejtuesi i të cilës pasi pa mjetin e patrullës, ndryshoi papritur drejtim.
I riu paraqiti një pasaportë të vlefshme, por kontrollet e mëvonshme zbuluan se vula italiane e hyrjes nuk ishte e përputhshme me ndalimin e rihyrjes.
I riu, me një precedent penal për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje, ishte dëbuar një vit më parë me një ndalim pesëvjeçar rihyrjeje. Pas procedurave standarde, ai u riarrestua dhe u mbajt në qelitë e paraburgimit të stacionit lokal të policisë.
Pasi arrestimi u vërtetua nga gjyqtari i Gjykatës së Spoletos, të riut shqiptar iu dorëzua një urdhër i ri dëbimi. Ai u riatdhesua më pas dhe u shoqërua në kufi, me destinacion vendin tonë.



