Mbi 200 forca komando dhe forca të policisë kanë marrë pjesë në një megaoperacion të zhvilluar në zonën e Kalabrisë në Itali, për goditjen e një grupoi kriminal që merrej me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike ku të përfshirë ishin edhe brazilianë dhe shqiptarë.

 

Hetimet kishin nisur prej vitit 2019-të pasi dyshohej se një grup italian në bashkëpunim me bandat shqiptare dhe ato braziliane po zhvillonte një trafik ndërkombëtar droge, ku kalonte sasi të mëdha kokaine të cilat shpërndaheshin në Europë.

 

Sipas mediave italiane rrjeti, i cili përdorte celularë të koduar ose kabina telefonike publike për të komunikuar, lidhej me organizata të ndryshme që kishin bazat e tyre operacionale në Shqipëri dhe Brazil.

 

Policia ka lëshuar 24 masa arresti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re