Në mes të arrestuarve nga policia si pjesë e operacionit “Toka e premtuar” është edhe shtetasja S.C, 41-vjece. Sipas njoftimit të policisë vecc palestinezit të arrestuar është edhe Suela.C që rezulton të jetë e motra e motra e Drejtoreshës së Kufirit dhe Emigracionit Enkelejda Toska e pezulluar dhe ndaluar parë nga policia dy ditë më parë nga detyra pas dyshimeve se ajo ka favorizuar trafikun.

Trafiku klandestin u zbulua nga emisioni investigativ “Top Story” dhe ku jepeshin fakte tronditëse se tregohej se si ishte organizuar skema e këtij trafiku që kishte kapur majën e drejtuese të Policisë Kufitare të Tiranës.

Në kuadër të operacionit “Toka e premtuar”,  dy persona janë ndaluar dhe 6 të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar kompjuterë, 2 celularë, disa leje qëndrimi të emigrantëve, fatura bankare dhe mandate tërheqjeje shumash monetare nga agjencitë e transfertave të parave.

Vec Toskës, zyrtarët e tjerë të pezulluar janë Altin Hasani, Shefi i sektorit Besnik Zela, Shefi i sektorit, Albana Metko, Shefe e Seksionit, Adelina Lita, Specialiste. Në kërkim është edhe bashkëshorti i Toskës, Sami Hoxha, i cili bënte lidhje e trafikantëve dhe i siguronte kundrejt pagesës lejen e emigracionit.

Top Story/ Ekskluzive, si e jep në shkelje lejen e qëndrimit, Drejtoresha e Kufirit Enkeleda Toska

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re