Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re

Një 52 vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi njihet si një ndër personat që ka pastruar miliona para të pista nga tregtia e drogës në Evropë.  Sipas Europol ai është një ndër bosët më të mëdhenjt të pastrimit të parave, i cili dyshohet se ka trafikuar rreth 250.000.000 euro brenda një periudhe 10 mujore.

Ndalimi i tij është bërë nga Prokuroria e Narkotikëve të SDOE në Glyfada, pas bashkëpunimit të shkëlqyer me shërbimet kompetente të autoriteteve holandeze. .

Mediat greke shkruajnë se 52-vjeçari, kishte një urdhër-arresti evropian të lëshuar kundër tij përmes aplikacioneve dhe fondeve të mesazheve të koduara, dyshohet se i zhvendosi “paratë e pista” atje ku qarqet i duheshin.

Numërimi mbrapsht për arrestimin e shqiptarit filloi 6 muaj më parë, kur autoritetet holandeze të zbatimit të ligjit arrestuan persona të lidhur me një rrjet të trafikut të drogës. Pasi kërkuan pajisjet e tyre elektronike, ata gjetën një kontakt me tre shkronja. Kur e kanë identifikuar, kanë konstatuar se është një person real që jeton në Greqi.

Në atë kohë u njoftua ambasada greke dhe nisën hetimet nga prokuroria e narkotikëve pranë SDOE-së për kapjen e 52-vjeçarit, i lindur në Sarandë dhe banues në Greqi. U zbulua shpejt se ai kishte themeluar dhe zotëronte një kompani të pasurive të paluajtshme në Glyfada.

Ai u ndoq menjëherë dhe u arrestua më 31 maj. Atë ditë, autoritetet kishin arritur të gjenin udhëzimet që ai u jepte, korrierëve të parave për tregtim përmes kripto-aplikacioneve.

Domethënë, ai fliste me kontaktet në Holandë dhe u jepte udhëzime se si të lëviznin paratë, duke i dërguar ato nga një vend në tjetrin në shuma të mëdha. Korrierët e informonin çdo natë, në fund të ditës, për shumat që trajtonin dhe ku shkonin.

Pas arrestimit i është sekuestruar e gjithë pasuria, përfshirë edhe apartamentet që i kishte transferuar kompanisë.Ai ka mbajtur një profil të ulët dhe pretendon se është i pafajshëm për atë që akuzohet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re