Një irlandez u dënua me 4 vite burg, sepse u shpall fajtor për trafikimin e emigrantëve në Britaninë e Madhe.

Dënimi u dha nga një gjykatë belge. Richard Woods është me profesion shofer kamioni në County Louth, por duket se kryente edhe një aktivitet të paligjshëm.

I dënuari, 32 vjeç, u arrestua në tetor, pasi 17 shqiptarë u gjetën në kamionin e tij të fshehur, teksa donin të shkonin drejt Britanisë.

Fillimisht ai u la i lirë pa akuza, por telefoni i tij u përgjua në Francë dhe më vonë, në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar, irlandezi u arrestua nga autoritetet.

Drejtuesi i kamionit ka qenë edhe më herët i burgosur, dhe ka pasur mbi të edhe një gjobë për të paguar prej 136 mijë euro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko