Skip to content

Trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri, Gjykata e Tiranës lë në burg katër të arrestuarit

Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli, katër të arrestuarit të përfshirë në trafikimin e armëve nga Kosova në Shqipëri.

Kujtojmë që armët  u zbuluan brenda një çante në në një makinë të ndaluar pranë terminalit të autobusëve në Lundër.

Në pranga u vunë Blerim Krasniqi, Benjami Shala, Edonis Thaçi dhe Muhamed Krasniqi, të cilëve policia i sekuestroi një sasi prej 10 armë zjarri pistolete.

Armët kishin ardhur nga Kosova, nëpërmjet një autobusi që e bën cdo ditë linjën Prishtinë – Tiranë.

Njofitmi:

1. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit Blerim Krasniqi

2. Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Blerim Krasniqi atë të “Arrest ne burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

3. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit Muhamet Krasniqi

4. Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Muhamet Krasniqi atë të “Arrest ne burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

5. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit Edonis Thaci

6. Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Edonis Thaci atë të “Arrest ne burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

7. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit Benjamin Shala

8. Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Benjamin Shala, atë të “Arrest ne burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

9. Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

10. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem Tiranë brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga dita e njoftimit të këtij vendimi.

“”