Gjykata e Tiranës vlerësoi masën e sigurisë për 5 të ndaluarit për dhënie ndihme për kalim të paligshëm të kufirit, duke caktuar “Arrest në shtëpi” për 4 prej tyre dhe “Arrest në burg” për Rigers Vejsiun për shkak të faktit se është përsëritës.

Personat që u lanë në masën e arrestit të shtëpisë janë Sterjo Germenji, 26 vjeç, Anamaria Mihallari, 24 vjeçe, Drita Shehu, 55 vjeçe, Sanije Shehi. Fax News ka siguruar dhe pamjet ku ata shihen kokëulur në Gjykatë, dhe tentojnë që të shmangin vëmendjen e kamerave të pranishme.

Personat që dolën sot përpara gjykatës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me mjetet e tyre private kundrejt parave, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm nga kufiri shqiptaro-grek në zonën e Devollit drejt Tiranës.

Emigrantët e paligjshëm pasi strehoheshin në hotelet e 2 motrave në zonën e Laprakës, këto 2 të fundit bënin organizimin e tyre në bashkëpunim me djalin e Drita Shehut, Rigels Vejsiu dhe më pas nisjen e tyre kundrejt pagesës, në drejtim të Kukësit me qëllim kalimin e tyre në Kosovë, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Bashkëpunëtorë të 2 motrave ishin edhe Sterjo Germenji, 26 vjeç, Anamaria Mihallari, të cilët bënin dhe transportin e emigrantëve nga hotelet drejt kufirit në Kukës.

(E.K/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re