Skip to content

Trafikonin kanabis nga SHBA drejt Shqipërisë përmes postës, dy në pranga dhe një në kërkim

WhatsApp Image 2024 01 14 at 10.02.09 AM

Dy persona janë arrestuar dhe një i tretë është shpallur në kërkim nga blutë e Tiranës, pasi akuzohen se trafikonin lëndë narkotike nga SHBA drejt vendit tonë përmes shërbimit postar.

Policia njofton se ka sekuestruar 5 kg kanabis, me vlerë 90 mijë euro, e cila do të shitej nga të rinjtë/

Në kuadër të operacionit “Çikago” u arrestua Gledis Dikellari, ndërsa i arrestuari tjetër është 16 vjeç. Po ashtu, u shpall në kërkim shtetasi S. K., 23 vjeç.

Gjithashtu policia sekuestroi 5 aparate celulare, 8000 euro dhe shuma të tjera parash.//