Një burrë nga Irlanda u dënua me 4 vjet heqje lirie nga një gjykatë belge, pas hetimeve të zhvilluara kundër tij, si pjesëmarrës në trafik të emigrantëve për në Britaninë e Madhe.

Richard Woods u burgos javën e kaluar për katër vjet. Ai është me profesion shofer kamioni në County Louth, raportojnë mediat britanike.

Irlandezi 32 vjec u arrestua në tetor, pasi 17 shqiptarë u gjetën në kamionin e tij të fshehur, teksa donin të shkonin drejt Britanisë.

Fillimisht ai u la i lirë pa akuza, por telefoni i tij u përgjua në Francë dhe më vonë, në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar, irlandezi u arrestua nga autoritetet.

Mendohet se drejtuesi i kamionit edhe më herët ka qenë i burgosur, ndërsa ka pasur mbi të edhe një gjobë për të paguar prej 136 mijë euro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko