Autoritet ligjëzbatuese kanë nisur hetim pasuror për një nga të arrëstuarit për trafikun e makinave nga kosova drekt shqipërisë. Burime nga Prokuroria e Tiranës bëjnë me dije se është nisur hetim pasuror për shtetasin Ervis Cara dhe 4 familjarë të tij. Duke verifikuar të gjitha pasuritë përfshi  edhe lëvizjet bankare të tij.

Në 25 shkurt ai është arrestuar për trafik të mjeteve motorrike nga Kosova në Shqipëri dhe grup kriminal, ku rezultuan të ishin të përfshirë edhe 3 punonjës policie.  Nga kontrollet rezulton se babai i Carës ka në pronësi një bar kafe dhe 50% të një subjekti. Në emrin e Ervisit rezultojnë në pronësi një apartament, një garazh dhe një makinë.

Nga verifikimi i kadastrës rezulton se familjarët kanë në posedim një apartament dhe toke arë.  Policia bën me dije që Ervis Cara, jeton në Kamzë, në një banesë 3 katëshe.  Për shkak të përfshirjes në aktivitet kriminal, dyshohet që pasuritë janë krijuar nga ky aktivitet.

Në shkrut të këtij viti u arreatuan Ndriçim Shahini; Ervis Cara; Aurel Shatri; Vojsava Doda; Endi Ahmetaj, këta dy të fundit me detytë punonjës policie. Ndaj tyre rëndon akuza trafik te mjeteve motorike dhe grup i strukturuar kriminal”. Për efektivin e tretë të arrestuar, Fatri Braha, i akuzuar vetëm për “shpërdorim të detyrës” u caktua masa e “arrestit në shtëpi”.

Hetimet janë kryer nga SPAK, ku rezulton  se anëtarët e grupit kriminal merrnin targa shqiptare dhe ua montonin mjeteve të vjedhura në Kosovë për ti kaluar në kufi. Ndërkohë në kërkim vijon të jetë një tjetëe shtetas si pjesë e këtij grupi.

Personat e lartëpërmendur u arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Nacional”, dhe 3 prej te arrestuarve janë punonjës  policie. Referuar hetimeve grupi drejtohej nga shtetasi Selaudin Shahini, i cili, kishte krijuar një rrjet personash qëlë trafikonin mjete motorike nga Kosova drejt vendit tonë.

Mësohet se ky grup kishte kryer disa vjedhje në shtetin fqinj, automjetet te cilat silleshin ke vendin tonë i ndroheshin targat e më pas shiteshin. Gjatë operacionit u sekuestruan 4 autmjete dhe disa aparate celularë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re