Banda e trafikut të drogës që drejtohej nga Moisi Habilaj, i afërm i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, nga përgjimet del se kishte lidhje edhe me “sallën e radarëve në Durrës”, prej ku informohej për lëvizjet që duhet të kryenin në det të hapur me ngarkesat e drogës.
 
Në përgjimet e datës 6 maj të vitit 2015,  Moisi Habilaj komunikon me dy italianë, me emrat GIULIANO dhe GRECO, të cilët kishin mbërritur në brigjet shqiptare rreth orës 1:00 të mëngjesit në bordin e peshkarexhës FATIMA për të ngarkuar rreth 900 kg kanabis. Baza e zgjedhur nga Habilaj ishte Porto Palermo ku banda e trafikantëve shqiptarë ndjehej e sigurt pasi mbrohej dhe nga policia.
 
E e pe furgonin e policisë qe kaloi? Pak me pare? Janë te gjithë tanët këtu. Por mund te këtë edhe ndonjë tradhtar nuk i dihet…. sepse nuk dihet kush dreqin vjen e kush ikën…, ne jemi te kompletuar, por se del ndonjë bastard….

 
Pas marrjes së ngarkesës me drogë Habilaj i shpjegon Italianeve edhe mënyrën se si duhet të dalin nga ujërat territoriale.
 
Një mik i mikut tim është në bazën e radarëve në Durrës .Më mori në telefon një polic që e kishin marrë nga Durrësi dhe më tha se peshkarexha është futur për 1 milje në ujërat territoriale greke. Duhet të bëni kujdes, nuk duhet të hyni në ujërat greke”.
 
Për dosjen Habilaj prokuroria e krimeve të rënda ka nisur edhe hetim pasuror në bazë të ligjit antimafia. Sipas hetuesve  një pjesë e mirë e të afërmeve të tyre nuk justifikojnë pasuritë e tyre ndaj që pritet dhe nisja e hetimeve për to.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re